
Pas hapjes së zarfit të parë, Gjesti u detyrua të flejë me Rizartën për dy javë, dhe tensioni dhe lojërat brenda shtëpisë së Big Brother VIP po bëhen edhe më të nxehta.
Ndërsa ai ende ka gjashtë zarfa të tjerë të palexuar, Danja dhe Vserlo kanë vendosur të bëjnë një rreng.

Danja u shpreh se ata nuk kanë ndërmend t’i hapin zarfat, por thjesht t’i fshehin, duke e lënë Gjestin të kërkojë me ankth për to.
“Pushteti i tij në këtë moment është valixhja, prandaj do ta bëjmë të ndiejë mungesën e saj”, u shpreh ajo me humor.
Ndërkohë, Rizarta u shpreh e surprizuar që Gjesti e zgjodhi atë për të ndarë shtratin, duke mos e pritur një vendim të tillë.
Mbetet për t’u pare nëse do ta zbulojë Gjesti planin e tyre apo do të bjerë në kurth. /Telegrafi/



