
Rusia mund të bjerë dakord që asetet e ngrira në Evropë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, të përdoren për “rindërtimin e Ukrainës”, në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për paqe, kanë deklaruar tri burime për “Reuters”.
Siç ka raportuar agjencia prestigjioze e lajmeve, Rusia do të insistojë që një pjesë e parave të shpenzohet në një të pestën e territorit që forcat ruse kontrollojnë.
Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, SHBA-ja dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe Ministrinë e Financave, duke bllokuar 300 deri në 350 miliardë dollarë të aseteve sovrane të Rusisë, kryesisht obligacione qeveritare evropiane, amerikane dhe britanike të mbajtura në një depozitë evropiane sigurimesh.
Teksa bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së janë në fazë shumë të hershme, një ide po përmendet në Moskë se Rusia mund të propozojë përdorimin e një pjese të madhe të rezervave të ngrira për ta rindërtuar Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të mundshme, sipas tre burimeve të “Reuters”.




