BotaLajmeTopLajm

Trump: Rusia ka në dorë fatin e luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Tramp është i bindur se vendosja e paqes në Ukrainë është në dorë të Rusisë, siç u tha ai gazetarëve gjatë udhëtimit me avionin presidencial.

“Besoj se ata i kanë më shumë kartat në duar, sepse kanë marrë shumë territor”, tha presidenti Trump.

Deklaratën, shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri pasi në një postim në rrjetin e tij personal social “Truth” të mërkurën e quajti presidentin ukrainas “Diktator”, i cili refuzon të bëjë zgjedhje presidenciale pasi sondazhet i ka në disavantazh. Tramp i bëri atij thirrje të veprojë shpejt, pasi në të kundërt nuk do të ketë më Ukrainë.

Ministria e jashtme franceze i doli në mbrojtje Zelenskit, duke thënë se ai ishte një hero dhe i vetmi diktator është Vladimir Putin. Në mbështetje të Trump reagoi Kremlini që i quajti të papranueshme deklaratat e presidentit ukrainas, i cili tha më herët se Tramp po keqinformohej nga Rusia.

Ndërkaq, prestigjozja The Economist shkruan se administrata Tramp ka nisur punën për largimin e Zelenskit nga pushteti dhe zëvendësimin e tij me Valeri Zaluzhnin, ambasadorin aktual të Ukrainës në Britaninë e Madhe dhe ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së këtij vendi deri në vitin 2024, i cili u largua nga posti pas tensioneve me Zelenskin lidhur me metodat e luftës kundër Rusisë, ku ai pranoi disavantazhin e thellë të Ukrainës në këtë luftë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close