LajmeMaqedoniTopLajm

“Wizzair” ndërpret linjën Shkup – Budapest

Wizz Air do të anulojë linjën Shkup-Budapest nga 9 marsi, pa një shpjegim zyrtar nëse do ta kthejë atë në tetor. Biletat për kryeqytetin hungarez nuk mund të blihen më në faqen e rezervimit.

Kjo është linja e shtatë që mbyllet vitin e fundit, pas Salzburgut, Bremenit, Këlnit, Kopenhagës, Stokholm dhe Luksemburgut.

Në vitin 2023, Wizz Air mori subvencione për fluturimet në Lubjanë, Salzburg, Luksemburg dhe Shtutgart, por vetëm linja Shkup-Ljubljanë mbeti aktive. Në njoftimin e ri të subvencionimit të qeverisë, kompania mori mbështetje për Lyon, Barcelonë dhe Shtutgart, me detyrimin për t’i mbajtur ato për tre vjet.

Politika e re e qeverisë subvencionon destinacionet në vend të linjave ajrore, për të reduktuar varësinë nga Wizz Air, e cila përbën 50-60% të trafikut ajror të Maqedonisë. Kompania ka katër avionë A320 në Shkup, një më pak se më parë, që tregon një reduktim gradual të kapacitetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close