Osmani: Shenjat në rrugën Dobrosht – Nerasht janë vendosur nga ndërmarrja Pellagonija me pëlqim të kryeshefit Rijat Ali (Dokument)
19 Shkurt, 2025
2 minutes read
Kryetari i këshillit të komunës së Tearcës, Besnik Osmani përmes një postimi demantuar lajmet e orkestruara për vendosjen sinjalistikës në rrugën Dobrosht – Nerasht ku ka publikuar dokumentet me të cilat dëshmon se shenjat e përkohshme janë vendosur nga Ndërmarrja PELLAGONIJA me pëlqim të kryeshefit të policisë së Tetovës, Rijat Ali, shkruan Osmani.
DEMANT
Lidhur me dezinformimin dhe propagandën e organizuar përmes mediave sociale për banorët e Fshatit Nerasht , Komunës së Tearcës dhe mbarë opinionit publik , rreth mos respektimit të gjuhës shqipe gjatë vendosjes së shenjave të trafikut rrugor përgjatë rrugës Nerasht – Dobrosht ,të vendosura vetëm në gjuhën maqedone .
SQARIM Në kuadër të projektit për rikonstruimin , asfaltimin e rrugës Nerasht – Dobrosht me gjatësi prej 2.2 KM , janë ndjekur dhe respektuar në përpikmëri të gjitha procedurat ligjore : Miratimi si top prioritet nga Këshilli Komunal për realizim , përfshirja në programin vjetor me mbështetjen e të gjithë këshilltarëve komunal , Planifikimi , Projektimi , matjet gjeodezike , Tenderimi , Nënshkrimi i marrëveshjes , Finansimi i tërësishëm nga buxheti i Komunës së Tearcës rreth gjysëm milion500K.
Kompania fituese e tenderimit është ndërmarrja ” PELLAGONIJA ” e cila do ti realizoj punimet .
Me datë 20-11-2024 Komuna e Tearcës ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme – Sekrori për punë të Brendshme – Tetovë – Pëlqim për regjim të përhershëm të komunikacionit për rrugën lokale Nerasht
Me datë 13 – 12- 2024 nga SPB – Tetovë kemi marrur pëlqimin , dokument ky i nënshkruar nga kryeshefi Z. Rijat Ali .
Ky pëlqim është i bazuar në nenin 14 të ligjit për siguri në trafikun rrugor , shqyrtimin e projektit themelor dhe kqyrjes në vend punim .
Duke qenë thellë i bindur në mënyrë dhe parimet e funksionimit tonë si udhëheqës të Komunës së Tearcës , nuk duam aspak të ju kushtojmë vëmendje këtyre spekulimeve dhe dezinformimeve publike , aq më pak të bëjmë akuza në bazë politike dhe për poena të ulët politik
Për hirë të korektësisë së procesit dhe procedurës ligjore ju informoj se :
Vendosja e tabelave të PËRKOHËSHME informuese është bërë nga ana e kompanisë – Pellagonija – bazuar në pëlqimin e dhënë nga ana e SPB – Tetovë , dikaster ky që udhëhiqet nga kuadër i LËVIZJES BESA – VLEN.
Absurditet në vete është të lëshohen akuza të pabaza ndaj Komunës së Tearcës për mos respektimin e dy gjuhësisë në tabelat sinjalistike .
Përgjegjësinë për këtë lëshim ose pa fuqi politike duhet ta kërkoni tek vetja juaj dhe qeverisja juaj që solli ” Ndryshimin “
Ne jemi të angazhuar maksimalisht që ky projekt i shumëpritur nga banorët e NERASHTIT të realizohet në afat sa më të shpejtë kohor , me cilësi dhe standarte europjane
Ne jemi zotuar për punë , juve po ju a lejmë fjalët , i mbajtshi me shëndet
Qytetarët dijnë dhe do të vlerësojnë më së miri se çfar do të mbështesin
ARGUMENTET apo MASHTRIMET
Vazhdojmë me projektet e rradhës , befasi të këndshme po na presin