
Sulmet ruse në qytetin jugor ukrainas, Odesa, gjatë natës lanë dhjetëra mijëra njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
“Të paktën 160.000 banorë të Odesas janë tani pa ngrohje dhe rrymë. Trembëdhjetë shkolla, kopshte dhe disa spitale gjithashtu mbetën pa rrymë ose ngrohje”, theksoi Zelenski.



