
Ndeshjet e futbollit në Gjermani (Bundesligë), Francë (Ligue 1), Angli (Premier Ligë), Spanjë (LaLiga) dhe Itali (Serie A), të cilat janë ndër 5 ligat më të mëdha të futbollit në Evropë, vazhduan gjatë fundjavës, raporton Anadolu.
Në Spanjë tabelën e kryeson Real Madridi me një lojë më tepër, kurse në Angli Liverpool, në Itali Napoli, në Gjermani Bayern Munich si dhe në Francë Paris Saint-Germain (PSG).
– Real Madrid tri javë radhazi humb pikë
Lideri i La Liga-s, Real Madrid, në ndeshjen kundër Osasuna barazoi 1-1, duke pësuar humbje pikësh tri javë radhazi.
Real Madrid kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappe, por nuk arriti të parandalojë golin nga penalti e Ante Budimir.
Real Madrid mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Jude Bellingham mori karton të kuq në minutën e 39-të.
Ndjekësi më i afërt i vendit të parë, Atletico Madrid, mbeti 1-1 me Celta Vigo-n, duke e pësuar humbjen e 4-të të pikëve në 5 ndeshjet e fundit. Kështu Atletico Madrid humbi shancën për të kryesuar tabelën.
Edhe Athletic Bilbao, një ekip pretendues i këtij sezonit, barazoi 1-1 me Espanyol.
Java e 24-të në La Liga do të përfundojë me ndeshjen që do të luhet sonte midis Barcelonës dhe Rayo Vallecano-s. Real Madrid me 51 pikë dhe një ndeshje më tepër kryeson tabelën. Pastaj radhiten Atletico Madrid me 50, Barcelona me një ndeshje më pak 48 dhe Athletic Bilbao me 45 pikë.
Me këto rezultate, Barcelona e ka avantazhin të kryesojë tabelën me averazh në rast se fiton sonte.
– Liverpool nuk gaboi
Lideri i Premier Ligës, Liverpool, në terren të brendshëm e fitoi Wolverhampton-in 2-1, me golat e Luis Diaz dhe Mohamed Salah nga penalti.
Arsenal, nga ana tjetër, e fitoi Leicester City-n me 2-0, duke e arritur fitoren e 3-të radhazi.
Ekipi surprizë i sezonit Nottingham Forest humbi 2-1 ndaj Fulham.
Manchester City, i cili javën e kaluar pësoi disfatë nga Arsenal me 5-1, këtë javë e fitoi Newcastle United me 4-0.
Në javën e 25-të të ligës, Liverpool kryeson tabelën me 60 pikë. Pastaj radhiten Arsenal me 53, Nottingham Forest me 47 dhe Manchester City me 44 pikë.
– Napoli barazon për të tretën herë radhazi
Lideri i Serie A-së, Napoli, në ndeshjen kundër Lazio-s barazoi me rezultat prej 2-2, duke e arritur barazimin e tretë radhazi.
Golat e Napoli-t i shënuan Giacomo Raspadori dhe Adam Marusic (autogol), ndërsa të Lazio-s Gustav Isaksen dhe Boulaye Dia.
Në ndeshjen e javës Juventus, e fitoi Interin me rezultat prej 1-0.
Ndërkaq, Roma, që arriti një seri me 9 ndeshjesh pa humbje në ligë, e fitoi Parmën 1-0.
Atalanta e pësoi humbjen e pikëve për të gjashtën herë në 8 javët e fundit duke barazuar pa gola me Cagliarin.
Në javën e 25-të Napoli kryeson tabelën me 56 pikë. Pastaj radhiten Inter me 54, Atalanta me 51, si dhe Juventus dhe Lazio nga 46 pikë.
– Përfundon seria e Bayern Munich prej 7 fitoresh radhazi
Lideri i Bundesligës, Bayern Munich, barazoi pa gola me Bayer Leverkuren, kampionin e fundit.
Me këtë përfundoi seria e fitoreve prej 7 ndeshjes e Bayern Munich, ndërsa Bayer Leverkusen barazoi tri herë në 4 javët e fundit.
Eintracht Frankfurt e fitoi Holstein Kiel me 3-1.
Në javën e 22-të, Bayern Munich kryeson tabelën me 55 pikë, duke u ndjekur nga Bayer Leverkusen me 47 dhe Eintracht Frankfurt me 42 pikë.
– PSG fitoi me një gol
Lideri i Ligue 1, PSG, e fitoi Toulouse me 1-0 me golin e Fabian Ruiz, duke arritur fitoren e tretë radhazi.
Olympique Marseille, në vendin e dytë të ligës, e fitoi Saint-Etienne me 5-1, duke arritur gjithashtu fitoren e tretë me radhë.
Nice nga ana tjetër e fitoi Le Havre me 3-1, si dhe Monaco e fitoi Nantes me 7-1.
PSG-ja e pamposhtur në ligë, në fund të javës së 22-të është lider në Ligue 1 me 56 pikë, i ndjekur nga Marseille me 46 pikë, dhe Nice dhe Monaco nga 40 pikë.



