
Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Kështu, siç raportojnë mediat, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky, përcjell Telegrafi.
Zelensky shtoi se do të vizitojë Arabinë Saudite të mërkurën.
“Sekretari i Shtetit (Marco) Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari special Steve Witkoff do të takohen me delegacionin rus në Riad të martën”, ka thënë në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce.
Deklarata e SHBA erdhi disa momente pasi Kremlini njoftoi se ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të takohet me zyrtarët amerikanë në kryeqytetin saudit.



