
ryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës.
Bëhet e ditur se Sanchez ka deklaruar se Spanja nuk do të lejojë që një plan i tillë të zbatohet.
“Asnjë transaksion i pasurive të paluajtshme nuk mund të fshehë të keqen, turpin dhe krimet kundër njerëzimit që Gaza ka dëshmuar në vitet e fundit”, tha Sanchez.
Raportohet se ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të refuzojë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve, duke përsëritur qëndrimin e vendosur të Spanjës kundër tij.
“Spanja nuk do ta lejojë këtë”, pohoi ai.



