
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirnuar lajmin e gazetës KOHA se dje, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës.
“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova.
pasi gjatë një kontrolli dhe kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thonë në MPB.
Ai i është dorëzuar punonjësve të policisë së Interpolit për procedim të mëtejshëm.



