
Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas vendimit të marrë në seancën e 50-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 11.02.2025, ndërmori aktivitete dhe përgatiti mendim për propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, të cilin ia dorëzoi Qeverisë për procedim të mëtutjeshëm në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot Ministria e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se “Në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një sërë skandalesh, dëmtim të funksionalitetit të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërpersonale, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe të pavarësisë në kryerjen e funksioneve të Prokurorisë së Lartë të Prokurorisë Publike”.



