
Ti mbledhim forcat e të vazhdojmë siç na ka hije
Të dashur aktivistë të Aleanës për Shqiptarët,
Të dashur anëtarë të familjes tonë të madhe, të pastër e të ndershme. Ju që nga fillimi keni pasur dhe ende keni të njëjtin ideal, të njëjtin synim, të njëjtat vlera e që për momentin ju besuat udhëheqësve të gabuar të cilët keqpërdorën shtëpinë tonë për interesa të disa individëve, duke shkelur edhe mbi vlerat tuaja.
Mos rini aty ku me prezencën e në emrin tuaj pozita e shqiptareve jo vetëm që nuk permirësohet, por keqësohet çdo ditë e më shumë. Aty nuk ka as përfaqësim të drejtë e as meritokraci.
Mos rini aty ku përmes fshirjes së mërgatës eksploatohen ekskluzivisht vendbanimet shqiptare.
Mos rini aty ku programi i vetëm që realizohet është ai i VMRO-së.
Mos lejoni të bëneni ndryshimi i keq e në kurriz të shqiptarëve sepse në e dimë mirë që nuk e deshtët këtë ndryshim.
Mos rini në taborin ku bashkë po t’i bëjsh një të aritur nuk ua gjen, po hajdeni këtu ku kemi çka flasim për punët tona të mira të bëra e të bëjmë edhe më shumë.
Edhe ardhja në pushtet do vijë, por me dinjitet ashtu siç i ka hije aktivistit të Aleancës për Shqiptarët, e jo me “mëshirën” dhe kushtëzimet e të tjerëve të cilëve pastaj duhet të ju shërbesh me përulësi.
Mos rini aty ku hahet e pihet bashkë e mendohet si të goditet bashkëpunëtori.
Ejani në shtëpinë tuaj të vërtetë, aty ku sinqerisht dhe me krenari trajtohet e ruhet edhe ajo që ndjeni ju dhe për çka bashkërisht kemi punuar ndër vite. Bashkohuni me shumë vëllezër e motra që çër çdo ditë po rikthehen, e me të cilët po vazhdojmë punët dhe betejat aty ku i kishim arritur bashkërisht, pa paragjykuar asnjërin e pa vënë aspak në dilemë qëllimet tuaja të pastra që për një kohë mund të jenë keqpërdorur nga ata që sot na turpërojnë të gjithë neve dhe gjithë shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët është ajo që mban balancin për rrugën drejtë perëndimit. Ne ishim ata që mundësuam anëtarësimin në NATO dhe që shtyjmë proceset drejt hapjes së bisedimeve me BE-në, që sot po bllokohen e zvarriten duke keqpërdorur edhe emrin tonë.
Kur dikush bënte pazare të fshehta ne luftonim për shtetësinë e Shqiptarëve, e sot ata me urdhër të kësaj qeverie janë të ndërprera. Mos bëheni ju arsyeja për liritë dhe të drejtat e munguara të Shqiptarëve.
Aleanca për Shqiptarët nuk është parti që ju shërben agjendave të huaja, që mbulon dështimet e dikujt me arsyetime dhe justifikime boshe për të kaluarën e dikujt tjetër. Aleanca për Shqiptarët nuk është parti që qan e vajton, e kërkon alibi për dështime të dikujt, por parti që lufton me dinjitet për vizionin, programin dhe arritje për Shqiptarët.
Shqiptarët meritojnë dinjitet e barazi shumë më shumë se kaq.
Ditë të mira për Shqiptarët do të vijnë, por kto nuk janë ato ditë.
E juaja, Ilire Dauti
Sekretare e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët



