LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pyet Selën: Pasi gjykatësit e Ali Ahmetit ti shitën vulat çfarë do ti bësh emrit të partisë?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka pyetur ish bashkëpartiakun etij Ziadin Sela se çfarë do të bëj me emrin e partisë pasi gjykatësit e Ali Ahmetit ia shitën vulat e partisë, shkruan Top24

Arben Taravari

Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:
Do e mbajnë BDI besoj…
Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj.
Dhe sa për sqarim të të gjithë atyre që identitetin e tyre politik e kanë të varur tek vulat, këto të fundit ndodhën aty ku duhet, në zyrat e partisë tonë. Do të presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd, por gjithsesi ju kujtojmë vulistëve se nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë që botërisht kanë kohë që e kanë humbur!
Fati i tyre politik është Vulosur!

Related Articles

Back to top button
Close
Close