
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe nënkryetarja Arbana Pasholli, sot ka takuar në Shkup të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin perendimorë Anzhej Frangesh me të cilin bashkëbiseduan për marëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut dhe se Marrëveshja e Ohrit mbetet gurthemeli për paqen dhe stabilitetin e brendshëm, duke shërbyer si model i suksesshëm për ndërtimin e një shoqërie multietnike të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me z. Anzhej Frangesh, të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin perëndimor, ku riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Në këtë takim theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, veçanërisht në procesin e integrimit evropian dhe në mbështetjen për avancimin e të drejtave dhe marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë.
Marrëveshja e Ohrit mbetet gurthemeli për paqen dhe stabilitetin e brendshëm, duke shërbyer si model i suksesshëm për ndërtimin e një shoqërie multietnike të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
Diskutuam për sfidat me të cilat përballet vendi ynë në rrugën drejtë BE-së dhe u pajtuam për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me aleatët tanë strategjikë, si Sllovenia, për të siguruar përparim drejt integrimit evropian.
Bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdojë, me synim një të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë.




