LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti takon të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë z. Anzhej Frangezh dhe ambasadorin Gregor Presker

Zëvendëskryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka pritur në takim z. Anzhej Frangezh, i dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, dhe ambasadorin slloven z. Gregor Presker në Maqedoninë e Veriut me të cilët diskutoi rreth forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal, shkruan Top24

Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal. Sllovenia ka qenë gjithmonë një partner i fuqishëm dhe mbështetës për vendin tonë dhe rajonin.
Mbështetja dhe përvoja e Sllovenisë janë tejet të rëndësishme për përshpejtimin e reformave tona dhe avancimin drejt BE-së. Të përkushtuar për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm e të integruar!

Related Articles

Back to top button
Close
Close