
Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi në Daily Click në TV21 komentoi kërkesën e sotme të Arben Taravari për dorëheqjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se deklaratat e Taravarit janë “kryekëput politike”
TV21:Po e shoh tani që Taravari ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, për shkak, siç thotë abuzimit me pushtetin dhe pasurimin e familjes së tij…
“Nuk do të doja të komentoja deklarata të tilla që janë kryekëput politike. Absolutisht nuk janë të vërteta. Shihni, merrni hulumtoni, të gjitha ato akuza që janë bërë, do të shihni se rezulton me konstatime qesharake. Nuk janë të vërteta absolutisht. S’do të doja të komentoja gjëra të tilla”, tha Bajram Rexhepi në TV21.



