LajmeRajon

Këto janë 11 komunat ku Vetëvendosje mori prej 10 mijë deri në 50 mijë vota

Me 54 mijë e 696 vota, Lëvizja Vetëvendosje vulosi fitoren në Komunën e Prishtinës sipas rezultateve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ku tashmë ka përfunduar numërimi.

LVV-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 doli e para në 21 komuna të Kosovës, pavarësisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte arritur të fitonte vetëm katër prej tyre.

Një numër të madh votash me 9 shkurt ky subjekt politik mori edhe në 10 komuna të tjera përveç Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Komuna e dytë ku VV-ja mori më së shumti vota është Ferizaj, me 28 mijë e 673 vota. Kurse në Prizren, Albin Kurti arriti të marrë besimin e 26 mijë e 981 qytetarëve.

Ndër qytetet që i besuan Kurtit votën dhe qeverisjen edhe për një mandat tjetër është edhe Gjilani me 22 mijë e 565 vota.

VV doli partia e parë edhe në Podujevë me 20 mijë e 390 vota. Në Gjakovë mori 19 mijë e 151 vota.

Në Mitrovicë po ashtu arriti të merrte më së shumti vota me 18 mijë e 879 duke lënë mbrapa partitë e tjera.

Më pas vije Peja me 17 mijë e 978 vota.

Edhe në Vushtrri, VV-ja arriti të dilte partia më e votuar duke marrë 17 mijë e 725 vota.

Në Lipjan mori 11 mijë e 242 vota.

VV-ja arriti të merrte më së shumti vota edhe në Fushë Kosovë e cilë udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë që në zgjedhjet që po lëmë pas për përbërjen paralamentare garuan gjithsej 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve të drejtën e tyre e shfrytëzuan vetëm 40%.

Pjesëmarrja në votim ka shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e vitit e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote.

Ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje kanë votuar edhe 125 mijë votues të rinj./Gazeta Infokus

  

Related Articles

Back to top button
Close
Close