LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Zgjedhjet në Kosovë/ Selimi: Askush i kënaqur – Kurti mund të formojë Qeveri me listën serbe dhe minoritetet!

Rezultatet e zgjedhjeve në parlamentare në Republikën e Kosovës kështu siç janë, nuk janë të kënaqshme për asnjërën parti.

Analisti Sefer Selimi për Klan Maqedoni thotë se ky rezultat do të prodhojë krizë politike në periudhën në vazhdim.

Edhe pse fitues, sipas Selimit, LVV-ja dhe kryeministri Kurti në këto zgjedhje kanë humbur afërsisht 100 mijé vota.

Thotë se nëse VV-ja dëshiron ta formojë Qeverinë Kurti 3, ka dy opsione.

“Partitë politike do ta kenë të vështirë për të ndërtuar Qeveri, Z. Kurti do të duhet të ndërtojë Qeveri me njërin kushtimisht thënë nga “hajvanët” siç i quajti ai mbrëmë në fjalimin e fitores ose do të duhet të bëj koalicion me grupin e minoriteteve jo serbe dhe me listën serbe të z. Vuçiq, në Kosovë. Ndërkaq, opsioni tjetër është që partitë opozitare të bashkohen me grupin e minoriteteve të krijojnë një qeveri e cila për nga numrat nuk do të prodhojë komoditet apo qeveri që mund të jetë plotësisht stabile” – tha Sefer Selimi.

Për zgjedhjet foli edhe analisti politik, Qenan Aliu. Thotë se Kurti gaboi mbrëmë kur i quajti “hajvanë” krerët e partive tjera politike që morrën pjesë në këto zgjedhje.

Sipas Aliut, edhe pse ka shënuar rënie, Kurti e ka legjitimitetin për të formuar Qeverinë e re.

Sipas Aliut, koha është që liderët e partive politike të mos veprojnë në bazë të emocioneve por të tregojnë pjekuri politike dhe të ulen në tryezë për të formuar Qeverinë e re.

“Mbrëmë ishte një diskurs lëndues ofendues që unë nuk dua ta shoh Kurtin me atë diskurs. Paraqitja e z.Kurti mbrëmë në festimin e fitores në qendër të prishtinës mu duk i ngutshëm sepse askush, asnjë parti politike në demokraci nuk mund të jetë pronar i sovranitetit dhe legjitimitetit të pushtetit, sado që të marrë vota. Edhe sikur të jenë ata, një përqindje absolute” – tha Qenan Aliu.

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka shpallur fitoren në sheshin e Prishtinës nga ku kandidati për mandatin e tretë të kryeministrit, Albin Kurti përdori gjuhë ofenduese për oponentët politik dhe skena politike pritet të polarizohet edhe më shume në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close