LajmeMaqedoniTopLajm

Aktivisti 1: Unë në Gjermani, Fatmiri n’qeveri

Top24 javën e kaluar ka paralajmëruar se nga dita e hënë do të publikoj ankesat e anëtarëve të degës së Lëvizjes Besa në degën e Bogovinës. Ata kanë vendosur ti drejtohen portalit tonë pasi kryetari i degës nuk ka kohë që ti dëgjoj hallet dhe brengat e tyre.

Një nga aktivistët e kësaj partie na shkruan:

“Nëse vendosni ta publikoni mesazhin tim do të ju isha shumë mirënjohës. Unë jam anëtarë i Lëvizjes Besa që nga ditët e para dhe nuk kam qenë pishman për asgjë. Kam qenë i kyqur dhe kam dhënë kontribut të jashtzakonshëm edhe atëher kur shumë kush kishte frigë të flet për LB e jo të jetë pjesë e saj. Jam edhe një nga nënshkruesit kur është bërë ndarja që kam vazhduar ti besoj Bilall Kasamit por sot me kryetarin e degës nuk kemi kontakt pasi ai është izoluuar dhe është bërë paranojak se do tia marim degën. Me të fituar pushtetin në komunën e Tetovës, kryetari i degës rehatoi disa shokë të tij e jo neve që e mbështetëm disa herë si kandidat për deputet edhe si kandidat për kryetar komune.

Kjo nuk ia plotësoi ambicjet pasi në kuriz tonin ju mundësua të zgjedh dhe të emërohet sekretar shtetërorë. Sot pas 3 vite e gjysëm qeverisje lokale dhe 8 muaj qeverisje qendrore mund ta përmbyll me një fjalë gjithë këtë sagë që antarsia e komunës së Bogovinës po e kalon edhe ate shkurt e qartë unë në Gjermani Fatmiri n’qeveri” shkruan aktivisti i Lëvizjes Besa.

Portali Top24 do të vazhdoj të sjellë porositë e anëtarëve të Lëvizjes Besa në komunën e Bogovinës edhe gjatë ditëve të ardhëshme. Ata kërkojnë nga Sabriu të reflektoj dhe të krijoj mundësi të barabarta për të gjithë.

Top24 ju njofton se të Premten do të sjellim një video material për pakënaqësitë ndaj kruetarit të degës së Lëvizjes Besa në Bogovinë dhe kështu do të sjellim të gjitha mesazhet që do të na dërgojnë anëtarët e degës në redaksinë tonë qoftë përmes platformave VIBER dhe Vacap qoftë edhe përmes porosive në FB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close