LDK u rendit e treta, Geci: Kur mun mun kur smun smun, kur smun prit kur mun veç kurrë mos u dorzo

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku LDK ka fituar 17.66% të votave.
Edhe pse nuk arritën të siguronin një rezultat më të lartë, Geci ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan me përkushtim në këtë proces elektoral.
Ai ka tha se është e rëndësishme të vlerësohet angazhimi i çdo individi që punoi për fitoren e partisë, dhe se kjo është vetëm një hap në rrugën e demokratizimit të Kosovës.
Geci ka drejtuar një thirrje për të gjithë mbështetësit e LDK-së.
“Të gjithë votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës , ju faleminderit që na mbështetët ju faleminderit që qendruat me demokracinë e Republikës së Kosovës trajektorja e tjeterkujt është në rënje!
Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me perkushtim . Kur mun mun kur smun smun
Kur smun prit kur mun veq kurr mos u dorzo!“, shkroi ai.



