
Lama: Faqja e KQZ-së ka mundur të hakohet nga agjentë të jashtëm
Analistja Alma Lama, në RTV21 në lidhje me mos funksionimin e faqes së KQZ-së ka thënë se kjo faqe mund të jetë hakuar nga agjentë të jashtëm.
Sipas saj KQZ duhet të dalë me konferencë për media për të treguar arsyjet e problemit me webfaqes.
“KQZ duhet të dalë me konferencë për shtyp tani që të tregojë arsyjet se pse po ndodh kjo. Në qoftë se më herët ka funksionuar mirë që është një sistem i testuar dhe ka qenë i suksesshëm atëherë pse tani, kështu mendoj që duhet transparencë nga ana e KQZ-së. Faqja mund të jetë hakuar edhe nga agjentë të jashtëm mos harrojmë që ka shtete ose agjenda të cilat nuk janë të interesuara që në Kosovë të zhvillohet një proces zgjedhorë dhe i ndershëm”, tha Lama. /RTV21/21Media
Studio e Hapur, Kasapolli: Në këto zgjedhje fitues dhe humbës nuk ka
Analisti, Gëzim Kasapolli, në RTV21 ka thënë se rezultati i sotëm ka dëshmuar që nevoja për bashkim të forcave politike do të jetë e domosdoshme.
Tutje sipas tij në këto zgjedhje fitues dhe humbës nuk ka.
“Duke mos dashur që të vazhdojmë me urime dhe përshëndetje për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, besoj që padyshim e kemi dëshmuar edhe një herë që pjekuria jonë politike në kuptim të organizimit të zgjedhjeve është largë vendeve të ballkanit. Unë mendoj që kjo është dëshmia më e mirë që populli i Kosovës tashmë është në gjendje që të menaxhojë proceset e tilla të komplikuara por unë shpresoj që e njëjta qëtësi e cila ka qenë sot në ditën e zgjedhjeve do të jetë edhe në ditët në vazhdim. Një gjë është e sigurtë që besojë që nuk është e shëndetshme për demokracinë në qoftë se vetëm një subjekt politik dmth e fiton shumicën apsolute. Mendoj që rezultati i sotëm ka dëshmuar që nevoja për bashkim të forcave politike do të jetë e domosdoshme. Fitues dhe humbës në këto zgjedhje nuk ka”, tha Kasapolli. /RTV21/21Media
Studio e hapur, Lama: Ngritja e opozitës do të pamundësojë LVV-në të bëjë qeverisjen e ardhshme vetëm
Analistja Alma Lama në RTV21 në lidhje me procesin zgjedhorë në Kosovë dhe rezultatet ka thënë se LVV ka rënie në 10 % në sondazhe.
Por që sipas ngritje do të kenë partitë opozitare.
Gjithashtu sipas saj ngritja e përqindjes së partive opozitare do të pamundësojë LVV të bëjë qeveri të re pa kualicion.
“Në qoftë se flisni për ditën e sotme se si ka shkuar procesi zgjedhorë mendoj që ka shkuar shumë mirë, këto gjërat e vogla që u përmenden është e pamundur në një proces të menagjosh një sistem, të mos ketë vonesa apo gjëra të tilla. Por procesi nuk ka përfunduar janë mbyllur qendrat e votimit, kanë mbaruar procesi i votimit, por procesi vazhdon është procesi i numrimit. Për sa i përket rezultateve mendoj që një gjë e kanë të përbashkët pavarësisht që këto rezultate që kanë nxjerrur EXIT POLLET nuk dallojnë shumë por dallojnë. Një gjë e kanë të përbashkët që kemi një rënje të LVV në më shumë se 10 % në disa sondazhe dhe një ngritje të partive opozitare në një vlerë të tillë që duket që ja pamundësojnë LVV-së që të bëjë qeverisjen e ardhshme vetëm pa ndonjë kualicion. Në njëfarë mënyre është opozita ajo që ka fituar në qoftë se mblidhen të gjitha së bashku që ka fituar këtë proces zgjedhorë”, tha Lama. /RTV21/21Media
Studio e Hapur, Jakaj: LVV nuk e ka marrur ndëshkimin e votës së qytetarëve
Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD në RTV21 në lidhje me rezultatet e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka marrur ndëshkimin e votës së qytetarëve në mënyrën siq është pritur.
“Këto tre palë zgjedhjet e fundit, siq u pa edhe sot u karakterizuan nga një proces i rregullt zgjedhor me ndonjë telash të vogël me markera, me disa vonesa në fillim sipas Demokracisë në Veprim ishin 9 % të vend votimeve me vones. Janë me vones të vogël, nuk ishte vonesë e madhe, kështu në përgjithësi ajo që u pa nuk pati probleme sikur te kapitulli i kodit penal ku parashehin veprat penale. nuk patë kësi vepra”, thekson Jakaj.
“Sa i përket rezultatit po dëshmohet që VV kjo parti që ka qeverisur megjithatë nuk e ka marrur ndëshkimin e votës së qytetarëve në mënyrë ashtu siq është pritur sepse qeverisja ashtu siq është përshkruar në legjistaturën të tetë ka qenë sporadike, ad hox dhe e përcjellur nga manovrime të cilat janë vërtetu edhe nga Gjykata Kushtetuese në kuptimin që për katër vite nuk pati reformë në drejtësi, nuk pati reform në skemat pensionale”, tha Jakaj. /RTV21/21Media






