
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në Studeniçan me banorët e kësaj komune ka folur për ndërhyrjen e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti i cili deklaroi se në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe nuk është zyrtare, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si poshtërsuese, shkruan Top24
“Kam pasur një shqetësim për një ndërhyrje të kryeministrit të Kosovës rreth gjuhës shqipe këtu në Maqedoninë e Veriut. Ndërhyrja e tij ishte e pabazë dhe poshtëruese saqë më vinte meplas kur dëgjoja antishqiptarët më të mëdhenj maqedonas kur dëgjoja se ja kryeminsitri Kosovës thotë se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni. Gjuha shqipe është zyrtare dhe këtë e argumenton dhe dokumenton Marrëveshja e Ohrit ku firmën e kanë hedhur Amerika, Europa dhe NATO. Nuk bëri mirë kryemistri i Kosovës për këtë ndërhyrje dhe atë kënaqësi të madhe që ua krijoi antishqiptarëve në Maqedoninë e Veriut” tha Ahmeti.



