
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë takimit të tij me banorët e Studeniçanit ka dërguar një porosi për zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë ku ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëluftëtarët e tij që të vendosin vetë se ka do ta orjentojnë Kosovën. A do të vendosin rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe NATO-s apo do të vendosin ta izolojnë si Bjellorusia e Rusia të cilat janë nën saksione të BE-së dhe SHBA-ve, shkruan Top24
Një porosi lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë: Të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë këtë ditë të veçantë dhe më të rëndësishme të jetës së tyre që me vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhje mos ta lënë Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, si vende nën sanksione ndërkombëtare.



