LajmeSport

Edon Zhegrova mbetet në “shënjestër” të Napolit

“Corriere dello Sport” ka shkruar të enjten se Edon Zhegrova ende mbetet futbollist i pëlqyer nga Napoli.

Mediumi italian ka shkruar se përveç sulmuesit të Kosovës që aktivizohet te Lille i Francës, synim mbesin edhe Gabri Veiga dhe Allan Saint-Maxim. Zhegrova aktualisht është i lënduar dhe nuk pritet të kthehet në fushën e gjelbër deri në mesin e muajit mars.

Por, “Corriere dello Sport” ka raportuar se janë dy lojtarë tjerë që janë në listën primare të skuadrës napolitane.

Napoli do të përfitojë 150 milionë euro nga shitja e Khvicha Kvaratskhelias dhe Victor Osimhenit sipas gazetës italiane, dhe me paratë e arkëtuara nga shitja e dy sulmuesve, Napoli synon që t’i transferojë Joshua Zirkzeen dhe Georgiy Sudakovin.

Napolitanët tashmë e kanë transferuar Noah Okaforin në formë huazimi në afatin kalimtar dimëror, ndërsa drejtori Giovanni Manna, ka njoftuar se skuadra do të bëj përforcime të tjera në verë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close