
Një nga pyetjet kryesore që iu drejtua Hamitit kishte të bënte me eliminimin e Gjestit, në përballjen me Drilonin, që për shumë fansa ka qenë një nga televotimet më të diskutueshme. Sipas tij, vendimi për eliminimin e Gjestit erdhi si rezultat i votave nga diaspora, të cilat bënë diferencën.
Moderatori shtoi se televotimi ishte shumë i ngushtë dhe se çështja e votave nga diaspora kishte një ndikim të madh në rezultatin përfundimtar.

Gjithashtu, Alaudini u pyet rreth një përplasje të supozuar mes produksioneve të BBVK dhe BBVA, për të cilën ai la të kuptohej se nuk ka ndonjë konflikt mes dy formateve. Përgjigja e tij në këtë temë mbetet e hapur për interpretim nga ndjekësit.
Reagimi i prezantuesit ka sjellë edhe më shumë diskutime mes fansave të Big Brother VIP Kosova, me shumë prej tyre që ende mbeten të ndarë në mendime rreth mënyrës se si u zhvillua televotimi.



