BotaLajme

Vdiq ish-presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler

Kohler lindi në vitin 1943 në fshatin Skierbieszow në Poloninë e sotme, që në atë kohë ishte i pushtuar nga Gjermania naziste.

Ai mbajti postin e parë në politikë nga viti 1990 deri në vitin 1993 si sekretar në Ministrinë e Financave dhe luajti rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e Traktatit të Maastrichtit, i cili përcaktoi Bashkimin Evropian të sotëm.

Nga viti 2000 deri në vitin 2004 ka qenë president i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe më pas ka marrë postin e presidentit të Gjermanisë, që sipas kushtetutës gjermane nuk ka kompetenca të rëndësishme.

Megjithatë, ai ishte jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e popullit të Gjermanisë, kështu që në vitin 2009 fitoi edhe një mandat mandat.

Megjithatë, vetëm një vit më vonë, ai dha dorëheqjen për shkak të komenteve për rolin e ushtarëve gjermanë në Afganistan.

Ai pati thënë se ushtria gjermane duhet të përdoret për të mbrojtur interesat ekonomike të vendit, deklaratë që u kritikua nga shumë politikanë duke u cilësuar si “diplomaci kërcënuese”.

Edhe pse fillimisht mbrojti pozicionin e tij, Kohler dha dorëheqjen më 31 maj 2010.

Pas dorëheqjes, Kohler mbeti aktiv në politikë përmes komenteve mbi ngjarjet në botë. Ai u njoh si eksperti më i madh i marrëdhënieve me Afrikën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close