LajmeRajon

Protestat në Serbi! “Tre muaj – tri ura”, Novi Sadi epiqendra e protestave studentore

Studentët e Novi Sadit me mbështetje të kolegëve të tyre sot përmes protestës shënojnë tremujorin e tragjedisë në Stacionin Hekurudhor ku humbën jetën 15 persona. Gjatë protestës do të bllokohen tri ura, kurse njëra prej tyre do të jetë e bllokuar 24 orë.

Pas marshimit dyditor studentët e Beogradit kanë mbërritur në Novi Sad. Në këtë rrugë ishin nisur për të mbështetur kolegët e tyre në protestën e së shtunës ku do të bllokohen tri ura mbi Danub, kurse njëra prej tyre edhe për 24 orë.

Studentët e Beogradit u pritën nga mijëra qytetarë të Novi Sadit dhe bashkë përmes rrugëve të qytetit u drejtuan drejt Stacionit Hekurudhor ku me 15 minuta heshtje nderuan 15 viktimat.

Ndërkaq, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një turi të vizitave në rajone të Serbisë, ka deklaruar se ngjarjet e muajve të fundit në Serbi paraqesin tentativa të drejtpërdrejta të agjencive të huaja të spiunazhit për të rrënuar Serbinë.

Duke u zotuar se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe të ekspertëve u bëri thirrje që problemet të zgjidhen me dialog kurse studentët t`u kthehen ligjëratave.

ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË

“Nuk do të ketë as qeveri kalimtarë e as të ekspertëve do të jetë qeveri serbe. Zgjedhje – mundet, referendum – mundet, demokraci, gjithçka, por nuk do të ketë qeveri të shërbëtorëve dhe servilave ndaj tjerëve. Këtë film nuk do ta shohin derisa jam gjalë dhe President i këtij vendi.”  

Studentët vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen tragjike, publikimin e dokumentacionit të plotë për rikonstruimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, kurse janë shtuar edhe disa kërkesa të reja, në mesin e të cilëve, ndjekjen e sulmuesve të protestuesve, lirimin e aktivistëve të arrestuar si dhe rritje të buxhetit për 20% për arsimin e lartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close