
“Pas thirrjeve në rrjetet sociale sot ka filluar bojkotimi ndaj marketeve, qytetarët po i shmangin blerjes nëpër markete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore”.
Qytetarët e anketuar thonë që po i përmbahen bojkotit, presin që Qeveria që të punojë më shumë në aspektin ekonomik.
“Po, bojkotojmë po”.
“Gjithçka është shumë shtrejtë, gjithçka është shtrejtuar, ja shiko se çfarë kam marrë, speca, domate nga dy kg, këto më kanë kushtuar 500 denarë, edhe atje më duhet të blej qumësht dhe tjetër gjë edhe ato do më kushtojnë 500 denarë ja në ditë 100 denarë. Ashtu siç duan i bëjnë çmimet ja Mickoskin e kam parë në TV duke thënë se gjithçka është në rregull, okej por, çmimet janë gjithnjë e më të larta, ai thotë jo”.
“Ka por jo siç paralajmërojë qeveria. Tani pas datës 15 janë shtrejtuar”.
“Po gjithsesi. Po për një ditë nuk do të ndryshojë asgjë, duhet që të jemi më të organizuar në mënyrë që të futen edhe institucione tjera relevante që të ndryshojnë çmimet. Ka çmimet ndryshoje edhe nga marketi në market, nga muaji në muaj ndryshojnë çmimet. Do të bojktojnë po”.
“Disa markete shumë shpejt ju përgjigjen bojkotit, që nga mëngjesi i sotëm shumë çmime të produkteve ushqimore u vendosen me etiketën zbritje”.
Vizituam disa markete. Çmimet e disa produkteve kanë pësuar ulje.
Në kontekst të bojkotit ishte edhe aksioni i sotëm i Guerilës Urbane të Qendrës për Arte Bashkëkohore, ku në një rrugë të Shkupit kalimtarët e rastit mund të shihnin aksionin gueril “Një litër gjak për një shportë konsumatore”.
Me këtë aksion artistët mbështesion bojkotin e marketeve duke shpresuar se do të mobilizojë qytetarët që të krijohet presion ndaj autoriteteve që seriozisht të merren me problemin e çmimeve të larta.



