LajmeMaqedoni

Vëllezërit nga Hasanbegu dhe Haraçina rikthehen në shtëpinë e madhe të Aleancës për Shqiptarët, në krah të Ziadin Selës

Një grup vëllezërish nga lagja Hasanbeg dhe Haraçina, janë rikthyer sonte në familjen e madhe të Aleancës për Shqiptarët, në krah të liderit Ziadin Sela, si shpresë e vetme dhe mburrojë për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriur.

Gjatë takimit me kryetarin Sela, nënkryetarin dhe deputetin e zonës, Elmi Aziri, si dhe kryetarin e degës së ASH Gazi Babë, Adnan Alija, u diskutua për zhvillimet aktuale politike, pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe aktivitetet e partisë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, shumë prej anëtarëve të pranishëm thanë se arsye kryesore për vendimin e tyre është  pozita inferiore e partive shqiptarë në Qeveri, goditjet e shumta të Qeverisë ndaj shqiptarëve dhe nevoja emergjente për mobilizim kombëtarë për t’i bërë ballë këtij projekti të dëmshëm.

Në takim u tha se ka edhe shumë anëtarë të tjerë të cilët janë të dëshpëruar nga mashtrimet dhe vasaliteti i gjithë drejtuesve të Vlenit e të cilët së shpejti pritet të rikthehen dhe të reshtohen pas Ziadin Selës.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close