
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Hill ka thënë se ka shumë që janë të zhgënjyer për mungesën e progresit në dialog dhe sipas tij, shumë arsye për një dështim të tillë janë në anën e qeverisë së Kosovës.
“Kjo ishte një sfidë e vërtetë, Kosova duhej të bënte disa gjëra, që është mbrojtja e popujve të ndryshëm, përfshirë edhe popullin serb. Shpresoj se do të ketë një përpjekje më të madhe në dialog. Për momentin po mendoj për dialogun evropian, dialogun e Brukselit. Dhe unë mendoj se shumë prej nesh janë shumë të zhgënjyer me mungesën e progresit atje. Dhe shumë arsye për atë dështim, për mendimin tim, janë në anën e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Hill për RTS.



