
Gjendja e një 17-vjeçari nga Volkova raportohet tejet kritike, kjo pasi dje u godit nga rryma teksa ka qenë në një vagon-cisternë, konfirmoi nga Qendra urgjente e Kisella Vodëës.
Sipas informacioneve të MPB-së, djali ishte ngjitur në cisternë, e cila ka marrë flakë pas goditjes nga rryma.
“Pacienti është pranuar në Qendrën urgjente me djegie dhe është shtruar në terapi intensive. Ekipet mjekësore janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për t’ia shpëtuar jetën, konform protokolleve mjekësore”, njoftuan këtë pasdite nga Qendra. Ngjarja ka ndodhur dje në një linjë hekurudhore në komunën e Kisella Vodës.



