
Dyshimet për marrje tl mitos kanë çuar nën pranga një punonjës policie në Ministrisë e Punëve të brendshme, në sektorin për pajisjen me dokumentacion.
Siç mësohet herët në mëngjes punonjësi është vënë nën pranga, pas denoncimit për kërkimin e marrjes së ryshfetit në këmbim të shërbimit. Rasti u konfirmua edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila paralajmëroi se rasti është ende në procedim e sipër, dhe detaje më të hollësishme do të jepen ditëve në vazhdim.



