LajmeMaqedoniTopLajm

Travari kujton përvjetorin e Skenderbeut, Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka kujtuar 557 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të cilin shënon se nderohet kudo në botë nga Bronksi i Nju Jorkut ku ka një rrugë me emrin e tij e deri në kryeqëndra evropiane, Australinë e largët e padyshim Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Poashtu Taravari thekson se sot shënohet edhe 43 vjetori i rënies për liri të Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, shkruan Top24

Sot shënohet vdekja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu i cili nderohet ngado në botë. Nga Bronksi i Nju Jorkut ku ka një rrugë me emrin e tij e deri në kryeqëndra evropiane, Australinë e largët e padyshim Tiranë, Prishtinë dhe Shkup ai njihet dhe nderohet si Heroi Shqiptar që dhà shumë për Evropën!
Duke marrë lavdi e përjetësi me veprën e tyre 43 vjet më parë falën jetën për kombin edhe heronjtë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka!
Të gjithë ata janë Krenari Shqiptare!

Related Articles

Back to top button
Close
Close