
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Zajaz të Kërçovës ka shënuar 43 vjerotin e rënies heroike të vepimtarëve të shquar të çështjes kombëtare Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës duke shtuar se sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë një burim frymëzimi për çdo shqiptar në luftën për liri dhe unitet kombëtar sidhe do ta kujtojmë gjithmonë trimërinë dhe guximin e tyre në betejën për lirinë e kombit shqiptar, shkruan Top24
Sot në qendrën përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës, bashkë me veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare shënuam 43 vjetorin rënies heroike të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë një burim frymëzimi për çdo shqiptar në luftën për liri dhe unitet kombëtar.
Do ta kujtojmë gjithmonë trimërinë dhe guximin e tyre në betejën për lirinë e kombit shqiptar.
Lavdi vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës e të gjithë heronjve në çdo etapë të kauzës sonë kombëtare!








