
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor,z. Eirik Nestas Mathiesen me të cilin diskutuan për paqen dhe stabilitetin në vend, forcimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, Përparimin në marrëdhëniet ndëretnike dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit si bazë për kohezionin dhe harmoninë tonë shoqërore, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me z. Eirik Nestas Mathiesen, përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam mbi çështje kyçe që lidhen me:
Marrëveshjes së Ohrit si bazë për kohezionin dhe harmoninë tonë shoqërore.
Norvegjia mbetet një partner i rëndësishëm për vendin tonë dhe për rajonin, duke ofruar mbështetje të çmuar në përpjekjet tona për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Paqja dhe stabiliteti, marrëdhëniet e mira ndëretnike, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu konstruktiv janë rruga për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.






