LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija” – Poshtërimi i radhës i VLEN-it!

Pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq për Kosovën ku e quajti Kosova dhe Metohija dhe deklaratave të sotme të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti se nuk kemi qëllim ta bëjmë shqiptarë ka reaguar BDI përmes ku kanë theksuar se nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija” – Poshtërimi i radhës i VLEN-it!, shkruan Top24

REAGIM:
Nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija” – Poshtërimi i radhës i VLEN-it!
Zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndëretnike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term kishtar ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës!
Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit!
Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in.
Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që VLEN-i i mashtroi për të marrë votat e tyre.
Sot, të gjithë shohin sesi kauza e tyre e dyshimtë përfundon në gjirin e propagandës serbe, duke dëshmuar edhe një herë se janë vetëm vegla të politikave të huaja dhe jo përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këtë shtet!
Turp dhe poshtërim për Vlen-in dhe “Metohinë” e tyre politike!

Related Articles

Back to top button
Close
Close