
Statuja e vogëlushit të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, Leotrim Ahmetit, në këtë sezonë dimri po qëndron si dëshmi e dhimbjes dhe krenarisë së një populli që kurrë nuk harron.
Fotografi, Sefer Aliqkaj, ka kapur një moment interesant të kësaj shtatoreje, ku bora duket sikur ka përqafuar Leotrimin, transmeton Klankosova.tv.
Leotrimi i kujton popullit sakrificat dhe pafajësinë e tij.
“Petku i bardhë i borës, si një mbulesë e heshtur, mbulon me dhembshuri Leotrim Ahmetin, duke na kujtuar pafajësinë dhe sakrificën e tij. Në këtë qetësi dimërore, ai qëndron si një dëshmi e dhimbjes dhe krenarisë së një populli që kurrë nuk harron”, ka shkruar ndër të tjera Aliqkaj në Insagram.



