LajmeMaqedoni

Pesë interpelancat në debat/ LSDM nuk do të votojë asnjë interpelancë dhe e lëshoi sallën

Në seancën e parë për këtë vit, para deputetëve janë 5 interpelanca. Pika e parë është interpelanca për Ilire Dauti, e dorëzuar nga Levica, për vlerësimin e punës së saj si kryetare e Komisionit për politikë sociale pasi ajo vendosi që ta mos e vendosë në rend dite Ligjin për Branitellat.

Dauti tha se kjo interpelancë ka për qëllim që të tregojë demonstrim të forcës dhe diktat ndaj punës së deputetëve që mendojnë ndryshe.

Për argumentimin e 4 iniciativave për interpelancat e BDI-së, para fillimit të seancës me qëndrim doli deputetja Rina Ajdari.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski në fillim të seancës tha se nuk do të përkrahin asnjë interpelancë sepse qëllimi është ndarje të reja ndëretnike, dhe nuk do ta përkrahim as interpelancën për Ilire Dautin e cila e bllokoi ligjin për branitellat të cilin e propozoi LSDM , për shkak se mendojnë se i vetmi fajtor është Afrim Gashi. Pas kësaj grupi i deputetëve e lëshoi seancën.

Për të gjitha 5 interpelancat, debati dhe votimi i tyre duhet të mbarojnë sonte deri në mesnatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close