LajmeMaqedoni

Dikur 700 foshnje, sot vetëm 5 lindje!

Drejtori aktual i këtij institucioni shëndetësor, Mersim Koleci, ka deklaruar se në spitalin e Dibrës janë realizuar vetëm 5 lindje, edhe pse nënat dibrane kanë lindur 125 fëmijë, por në pjesën më të madhe lindjet janë realizuar në spitalet e qyteteve tjera. Në spitalin e Strugës janë evidentuar 28 lindje të grave nga Dibra, në spitalin e Ohrit 51, në spitalin e Shkupit 53 dhe të tjerët në spitale të qyteteve të tjera të vendit.

Edhe gjatë vitit 2024 ,gratë dibranë dhe ata të komunës rurale Qendër Zhupë vazhduan të lindin në spitalet e Strugës, Ohrit, Tetovës dhe Shkupit. Gjatë vitit që kaloi, numri i lindjeve në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër është vetëm 5. Viteve të fundit, nënat dibrane preferojnë të lindin jashtë Dibre, edhe pse spitali i qytetit ka edhe departamentin e gjinekologjisë. Të dhënat e institucioneve kompetente thonë se gjatë vitit 2024, në Dibër dhe Qendër Zhupë kanë lindur mbi 180 fëmijë. Krahasuar me vitet të kaluara, është një numër më i vogël, por vitin që kaloi shqetësues përsëri mbetet numri shumë i vogël i lindjeve në Spitalin e përgjithshëm në Dibër.

Drejtori aktual i këtij institucioni shëndetësor, Mersim Koleci, ka deklaruar se në spitalin e Dibrës janë realizuar vetëm 5 lindje, edhe pse nënat dibrane kanë lindur 125 fëmijë, por në pjesën më të madhe lindjet janë realizuar në spitalet e qyteteve tjera. Sipas të dhënave të njësisë për vaksinim pranë këtij spitali, në 2024 lindjet janë realizuar në pjesën dërmuese në spitalet e qyteteve të tjera. Janë ndërmarrë të gjithë masat për të kompletuar ekipin në gjinekologji , por gratë dibrane vazhdojnë të lindin jashtë qytetit të tyre, thonë përfaqësuesit të Spitalit. “Në spitalin e Strugës janë evidentuar 28 lindje të grave nga Dibra, në spitalin e Ohrit 51, në spitalin e Shkupit 53 dhe të tjerët në spitale të qyteteve të tjera të vendit”, thotë për gazetën KOHA, Sihana Koleci nga njësia për vaksinim.

Ulja e lindjeve është për shkak të emigrimit masiv të popullatës të re si në shtetet të Bashkimit Evropian ashtu edhe në Shtetet të Bashkuara të Amerikës. Kurse sa i takon numrit shumë të vogël të lindjeve në departamentin e gjinekologjisë në Dibër, kjo ndodhë dekadën e fundit, meqë përcaktimet e nënave që lindin janë që lindjet ti realizojnë në spitalet të tjera të vendit. Pjesa më e madhe e grave, gjatë shtatëzënisë kontrollet i kryejnë në spitalin e Dibrës, por edhe të Strugës, Ohrit ,Tetovës dhe Shkupit.

Kur jemi tek nataliteti në Dibër dhe në komunat rurale përreth Dibrës, Qendër Zhupa dhe Mavrova e Rostusha, të potencojmë se në tre komunat ka një ulje drastike. Gjinekologu i njohur dibran, tani i pensionuar, dr. Ferit Vojnika për gazetën KOHA thotë se viteve të ’70-ta, në spitalin e Dibrës realizoheshin edhe mbi 700 lindje në vit. “Ishin vite kur numri i lindjeve ishte shumë i madh si në Dibër ashtu edhe në Zhupë dhe Rekë. Pastaj filloi emigrimi masiv i popullatës dhe nga viti në vit ulet numri i lindjeve”, tregon dr. Vojnika. Të dhënat flasin se edhe lindjet e dibraneve që jetojnë në emigrim dukshëm janë zvogëluar. Në pjesën më të madhe ata lindin nga një apo dy fëmijë, e jo siç ka qenë më parë – 5 deri më 8 fëmijë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close