
Pentagoni ka dërguar avion ushtarak për të ndihmuar zjarrfikësit e Los Angelesit të luftojnë zjarret masive që kanë përfshirë qytetin.
Më shumë se 180,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, përfshirë banorët e Hollywood dhe 200,000 të tjerë janë paralajmëruar se duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Yje të shumtë të filmave dhe argëtimit kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret.
Ndërkohë, kryebashkiakja e Los Angelesit, Karen Bass, është në qendër të akuzave, pasi ka qenë jashtë vendit, në Ganë, ndërkohë që zjarret u ndezën dhe u kthye vetëm të mërkurën. Por polemikat dhe kritikat nga banorët kanë të bëjnë mbi të gjitha me vendimin e saj – në një qytet të prirur ndaj zjarreve – për të shkurtuar fondet nga Departamenti i Zjarrfikësve me 17.6 milionë dollarë dhe për t’ua ndarë ato para të pastrehëve.
Ndërsa zjarri vazhdon të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar në Perëndimin e Los Angelesit, shtëpia e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Brentwood është vendosur gjithashtu nën një urdhër evakuimi.



