LajmeMaqedoniTopLajm

Bullgaria pjesërisht fajtore për tragjedinë e Besa Transit, dëmshpërblim nga 10 mijë euro për familjet e viktimave

Gjykata e ka marrë vendimin në bazë të padisë civile të prindërve të njërës prej viktimave. Sipas vendimit, secilit prej paditësve do t’i paguhet dëmi prej 20 mijë leva (rreth 10 mijë euro).

Arsyet e përgjegjësisë së Agjencisë lidhen me mangësitë në autostradë: Një shënues zhurme i dëmtuar, i cili duhet të paralajmërojë shoferin kur del nga korsia.
Mungesa e certifikatave për pjesën e autostradës ku ka ndodhur aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur më 23 nëntor 2021, rreth orës 03:00, kur autobusi i Besa Transit është përplasur në barrikadat e autostradës së Strumës dhe ka marrë flakë. Hetimi i autoriteteve bullgare evidentoi gabimin kryesor të shoferit, por ky vendim nxjerr në pah edhe kontributin e infrastrukturës rrugore në aksident.

“Së pari ka pasur një shënues të dëmtuar të zhurmës dhe përveç kësaj, seksioni nuk ka pasur certifikatat e nevojshme”, tha avokati i familjarëve të viktimave, Nikolaj Dimitrov.

Ky vendim hap derën për kërkesa të mëtejshme për llogaridhënie dhe përmirësim të sigurisë së infrastrukturës në rajon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close