
Presidentja e Vendir Gordana Silanovska thotë se “mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj”.
Sipas Ligjit për Kuvendin, nëse kreu i shtetit vendos të mos nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi e rishqyrton ligjin brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi. Nëse gjatë rishqyrtimit, Kuvendi e miraton ligjin me së paku 61 vota, pavarësisht nëse Kuvendi do t’i marrë parasysh sugjerimet e Siljanovska-Davkovës, presidenti është i detyruar të nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij, shkruian 360 shkallë, përcjellë Top24
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 31 dhjetor 2024 ka dërguar njoftim deri te Kryeparlamentarit Afrim Gashi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pasi sipas saj, amendamentet e miratuara përmbajnë disa dispozita të kontestuara. Në sqarim, ajo shprehet se ka bërë një analizë të plotë dhe konsultime ekspertësh, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të projektligjit.
Në dokumentin e siguruar nga “360 gradë”, presidenti thotë se nenet e parashikuara të ligjit duhet të rishqyrtohen në prizmin e amendamentit 5 të Kushtetutës dhe ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve.
“Ju përkujtoj se mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj”.
Siljanovska-Davkova thekson edhe dispozitën e nenit 182, paragrafi 5 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili rregullon mënyrën e marrjes, vazhdimit dhe revokimit të licencës për punë, formën dhe përmbajtjen e formularit të licencës të përcaktuar nga ministri.
“Besoj se Kuvendi, si bartës i autoritetit legjislativ, do t’i marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e mia me rastin e rishqyrtimit të dispozitave të nenit 9 dhe nenit 10 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, që është miratuar më 24 dhjetor 2024 dhe do të krijojë zgjidhje të qarta, të sakta dhejo të dykuptimta në përputhje me Kushtetutën”, shkruan Top24





