KF Pirok ngadale po i zgjeron aktivitetet edhe në futsall
4 Janar, 2025
1 minute read
KF Pirok nga Piroku i komunës së Bogovinës në kuadër të ngritjes profesionale si një ekipë që tani po etablohet gjithnjë e më shumë në sportin vendas në Maqedoninë e Veriut së fundmi ka marrë pjesë në gara edhe në futsall, shkruan Top24
Së fundmi ekipi mori pjesë në turnun tradicional në futsal REÇICA-TV KOHA dhe ariti të kualifikohet në gjysëm finale në konkurenvë të ekipeve dhe lojtarëve profesionist në futsal nga vendi dhe nga rajoni. Kualifikimi në katër ekipet më të mira të turneut nga gjithësej 32 ekipe që moren pjesë dëshmon për punën dhe organizkmin e mirë të klubit. A do të thotë kjo që KF PIROK në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë edhe e ligave të futsalit në vend? Mbetet të presim dhe të shpresojmë që kjo të ndodhë, thonë nga KF Pirok.
“Këto ishin ata djem të cilët shprehën gatishmëri që të përfaqësojnë ngjyrat e K.F. Pirok në turneun tradicional në Futsal Reçica -TV Koha.
Këto djem, thjesht patën dëshirë që të jenë pjesë e këtij turneu dhe të përfaqësojnë ngjyrat e klubit tonë, e qëllimi ishte vetëm të marim pjesë. Vullneti i madh që e patën dhe atmosfera pozitive që u krijua na solli të jemi në 4 ekipet më të mira të turneut.
Në këtë turne marin pjesë ekipe profesioniste të futsalit, lojtar profesionist të futsalit vendor dhe nga rajoni, e këto djem ja aritën të jenë ndër katër ekipet më të mira nga 32 që ishin gjithësej.
Këto djem, nesër ora 19:00 do të luajn ndeshjen për vend të 3-të, kundër një ekipi profesionist në futsal, sepse në gjysëmfinale humbëm gjithashtu prej një ekipi profesionst në futsal.
Çkado që të ndodh, ne jemi definitivish fitues moral të turneut!
Djem si Pllumb Jusufi, Evzal Islami, Rijad Ramadani, Atmir Tahiri, Goran Nikoloski, Valon Ameti, Shëndrit Zaimi, Is’hak Feyzulla, dhe Ersel Diko, janë për tu marë shembull se si duhet një klub dhe si mbrohen ngjyrat e ekipit.” tha Admir Shabani