LajmeMaqedoniTopLajm

Konkurs për punësim të 4 shqiptarëve, Minçevi kërkon masa për ndërmarrjen e Likovës!

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, si person fizik, ka dorëzuar ankesë në Inspektoratin Shtetëror të Punës, me të cilin kërkon inspektim të jashtëzakonshëm në Ndërmarrjen Komunale Publike “Pisha” në Komunën e Likovës.

Në ankesën e bërë sot nga Ministria e Administratës Publike, Minçev thekson, siç shkruan ai, parregullsi të rënda në shpalljen publike me numër 03-204/3, me të cilin kërkohen katër vende të reja të punës të përhershme.

Sipas njoftimit, kriteret e punësimit përfshijnë përkatësinë etnike – shqiptarë, që sipas Minçevit, është në kundërshtim me Ligjin për të punësuar në sektorin publik, Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe Rregulloren për elementet obligative të shpalljeve publike.

“Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit. Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të bazohet në kualifikime, kompetenca dhe transparencë, jo në baza etnike apo të tjera diskriminuese”, thekson Minçev.

Si ministër, por edhe si qytetar, thuhet në ankesë, Minçevi ka theksuar se raste të tilla cenojnë besimin në institucionet dhe inkurajojnë qytetarët që të luftojnë për respektimin e të drejtave të tyre.

“Ne duhet të ndërtojmë një sistem të drejtë që funksionon në mënyrë të barabartë për të gjithë. Vullneti politik për respektimin e ligjeve duhet të jetë parim bazë i çdo institucioni publik. Vetëm kështu mund të krijojmë një shtet të fortë dhe të drejtë”, thekson Minçev, ndërsa i bën thirrje inspektoratit që të bëjë një hetim të plotë dhe ta informojë atë për masat e marra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close