ideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur dhimbje dhe ngushëllime për familjen lidhur me aksidentin fatal që ndodhi mbrëmë në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbi jetën një familje, ndërsa shpëtoi një fëmijë 5 vjeçar.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbën jetën anëtarë të familjes Arsllani nga fshati Gërçec. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe na ka lënë me zemra të thyera.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjen Arsllani. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe ndjejmë dhimbjen tuaj si tonën.
Lutemi që engjëlli i vogël i shpëtuar të rritet me forcën e kujtimeve të bukura për familjen e tij. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre dhe ua lehtësoftë dhimbjen të afërmve.”, ka shkruar Ahmeti.



