LajmeMaqedoniTopLajm

Ibrahimi për aksidentin në Rahçe: Zoti qoftë me ta dhe i dhëntë forcë në këto momente të vështira

Kryetari i Alternativës, Zekirja Ibrahimi përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime për familjen që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugpn Rahçe -Saraj ku humbën jetën katër persona ndërsa një fëmij shpëtoi, shkruan Top24

Me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën e fshatit Rahçe – Saraj. Tre jetë të pafajshme u shuan tragjikisht, trupat e tyre u nxorën nga lumi, ndërsa një person tjetër ende mungon, duke lënë pas dhimbje dhe ankth të pafund.

Mes kësaj tragjedie, një rreze shprese vjen nga lajmi se vogëlushi 4-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë.

Fjalët janë të pakta për të shprehur dhembjen që ndiejmë. Ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta i drejtojmë familjeve që po përballen me këtë humbje të rëndë, miqve dhe mbarë shoqërisë tonë. Zoti qoftë me ta dhe i dhëntë forcë në këto momente të vështira.

Related Articles

Back to top button
Close
Close