
Automjeti që është aksidentuar në lumin Vardar afër fshatit Rahçe është tërhequr nga lumi. Prej tij janë nxjerrë trupat e tre personave ndërsa vazhdojnë kërkimet për personin e katërt, njoftoi sonte QKM, shkruan Top24
Pasdite në ora 16:00, nga SPB Shkup është raportuar se një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar në rrugën lokale për fshatin Rashçe. MPB-ja njoftoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbime emergjente mjekësore, ndërsa ekipi i SAE Tigar po ndërmerr masa për largimin e veturës.
Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik.



