LajmeMaqedoniTopLajm

Drango, nuk e kam vrarë unë ariun ishte aksidentuar nga një veturë ndërsa unë isha me punë zyrtare aty

Zëvendësdrejtori i Np “RRugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, për të cilin sot shoqata “Anima Mundi” ka publikuar një fotografi me pushkë, pajisje gjuetie dhe një ari të ngordhur, thotë se nuk e ka qëlluar ai ariun, por se ariu ka qenë viktimë e një aksident trafiku. Drango dhe punonjësit e “Rrugëve të Maqedonisë” sapo e kanë hequr atë nga rruga në rrugën Manastir-Resnjë , pas së cilës është fotografuar me të, pohon zyrtari në një prononcim për “Telma”, përcjellë Top24

Edhe pse në foto duket qartë se Drango mban një pushkë me snajper dhe qëndron pranë ariut të ngordhur në dëborë dhe në mes të pyllit, ai mohon se e ka vrarë atë, duke shtuar se “zgjidhja e çështjes do të kërkojë një proces gjyqësor”. Ai gjithashtu tregoi se ishte duke gjuajtur arinj në Finlandë, nga ku kishte foto të ngjashme.

“Tani para një muaji kam pasur një incident dhe një foto me një ari që mbeti i vrarë në një aksident trafiku në rrugën Manastir-Resnjë. Epo, unë si punonjës i “Rrugëve shtetërore” kam qenë atje, për të cilin ka procesverbal në stacionin policor në Manastir dhe atë ariun e kemi hequr nga rruga në zonën Rotino-Manastir. Bëhet fjalë për atë ariun në foto”, ka thënë Sasho Drango për “Telma”, përcjellë Top24

Në Ligjin për gjuetinë, neni 11 thuhet se ariu si gjah është nën mbrojtje dhe ndalohet rreptësisht çdo gjueti, persekutim apo ngacmim i tij, ndërsa neni 14 parasheh ndalimin e përhershëm të gjuetisë së ariut. Për gjuajtjen e një ariu parashikohet një gjobë prej 18 mijë euro për një ari më të vjetër se dy vjet, ndërsa neni 228 i Kodit Penal parashikon dënim me burg deri në tre vjet për gjuetinë e gjahut në mbrojtje.

“Ajo foto me të gjitha detajet na është dërguar në e-mail. Na thanë edhe se ka pasur tentativë për regjistrim, por është fshehur edhe nga persona që punonin në MPB. Akoma më i tmerrshëm është fakti që është një poste publike – zëvendësdrejtor. Pres që institucionet kompetente do të merren seriozisht me këtë, do ta hetojnë mirë dhe ai do të përgjigjet ashtu siç e kërkon Kodi Penal”, tha Gisela Boškovska Georgievska nga Anima Mundi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close