LajmeMaqedoniTopLajm

Tetovë/E rëndë – Dyshohet se babai ka vrarë djalin

Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur para 40 minitash, në lagjen Bllok 70.

Sipas informacioneve, babai ka rrëmbyer armën dhe ka gjuajtur në drejtim të të birit duke e lënë të vdekur.

Policia është në vendin e ngjarjes, dhe po heton rastin.

Sipas të dhënave ngjarjes i ka paraprirë një sherr verbal, derisa bëhet me dije se viktima është 46-vjeç derisa dorasi 70-vjeç.

Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në raportin e policisë së Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close