
Megjithëkëtë, për presidentin rus Vladimir Putin humbja e aleatit të tij më të afërt në Lindjen e Mesme mund të jetë veç barrierë e përkohshme në synimin e tij për një çmim shumë më të madh gjeopolitik: triumfi në Ukrainë.
Analistë ushtarakë e politikë thonë që fitorja në Ukrainë u shndërrua në synim gjithëpërfshirës për Putinin. Rezultati, thonë ata, do t’ia justifikonte liderit rus humbjet e llahtarshme në njerëz e ekonomi, t’ia ruajë shtetësinë dhe pozitën globale dhe t’ia kompensojë dështimet strategjike gjetkë, si në Siri.
“Basti i Putinit mbi luftën në Ukrainë është aq i lartë sa që fitorja aty do t’i sillte Rusisë fitime të përmasave historike: Është krejt apo asgjë”, shkroi Aleksandr Baunov, analist politik në Carnegie Russia Eurasia Center, grup hulumtues. “Nëse mendon që fati i botës po caktohet në Donbas, atëherë edhe e ardhmja e Sirisë do të caktohet aty”.
Me pak fjalë, derisa Moska manovron t’i mbajë bazat e veta ushtarake në Siri, Putini mund ta intensifikojë ofensivën e tij të kushtueshme në Ukrainë për të rifituar pak prestigj. Komentues rusë pro luftës e ftuan Putinit ta bëjë pikërisht këtë, tek kërkuan njashtu kushte më të ashpra të paqes në Ukrainë për ta shmangur atë lloj armëpushimi jobindës që në fund shpiu në rënien e Assadit. Të dy skenarët do ta ndërlikojnë premtimin e administratës në ardhje të Donald Trumpit në SHBA për t’u dhënë fund shpejt luftimeve në Ukrainë. Pas rënies së Assadit, presidenti i zgjedhur Trump e talli Rusinë se dështoi ta shpëtojë aleatin e saj dhe i bëri thi



